Topi në Pogradec: Negociata me Ramën, se s’patëm ftesë nga e djathta

Nga Pogradeci, kreu i FRD Bamir Topi ka analizuar para strukturave motivin e pranimit të ftesës së mazhorancës për koalicion për zgjedhjet e qershorit.“E djathta nuk na bëri ftesë”, tha Topi, duke shtuar se me PD janë ndarë për parime. Ai ka theksuar se FRD do të ruaj identitetin e saj si forcë e qendrës së djathtë.Nga Pogradeci, FRD ka analizuar bashkëpunimin me mazhorancën në këto zgjedhje lokale. Bamir Topi ka analizuar para strukturave përse pranoi të bashkohet me të majtët.“Pavarësisht se jemi një forcë e qëndrës së djathtë”, theksoi Topi, “nuk kemi marrë asnjë ftesë nga opozita për bashkëpunim”.Ndërsa Gazmend Oketa, theksoi se FRD u penalizua nga kodi zgjedhor.Strukturat e FRD në Pogradec votuan edhe për kreun e kësaj partie në qytetin liqenor ku u shpall fitues Ilia Gusho.