Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në fushën e kulturës
Shqipëria dhe Kosova kanë nisur zbatimin e kalendarit të përbashkët kulturor. Në Teatrin e Operas këtë fundjavë do të jetë koncerti simfonik “Njeriu me Armë/Meshë për Paqe” nga Kompozitori Karl Jenkis.Ne kuadër të kalendarit të përbashket kulturor midis Shqiperisë dhe Kosovës këtë fundjavë në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet do të ngjitet në skenë koncerti simfonik “Njeriu me Arme/Meshe per Paqe” nga kompozitori Karl Jenkis.Vepra eshte krijuar ne vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave te luftës së Kosovës. Për drejtuesin e Orkestres Simfonike të Kosoves, Baki Jashari, pjesa ka brenda shumë dhimbje dhe është e ndarë në 13 pjesë.Drejtori i TOB, Ilir Kerni, shprehu dëshirën që koncerti pasi të interpretohet nga filarmonia e Kosovës të mund të ngjitet në skenë edhe nga trupa e Operas.Për Kernin, bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë edhe për koncerte të tjera.Kjo vepër vjen e interpretuar nga kori dhe orkestra Simfonike e Filharmonise se Kosovës në daten 04 Prill në orën Ora 19:00 në TOB.