Akuzohej për përdhunim, vetëvritet politikani belg, u gjet në kanal

Një prej politikanëve më të njohur belg, ish-kryetari i Partisë Socialiste Flamande, Robert Stevarts, është gjendur i vdekur në një kanal, disa orë pasi prokurorët kishin shpallur se ai do të dilte në gjyq me akuzën për përdhunim.Pas gjetjes së biçikletës së 60-vjeçarit fare pranë trupit të tij, policia në qytetin lindor Haselt, tha se dyshimet e para janë që Stevarts ka kryer vetëvrasje.Për shumë vite deri në 2009-n, ai ka qenë kryetar i Bashkisë, ku mbahet mend për dekretimin e transportit publik falas në vitin 1990.Mediat belge thanë se ai i mohonte kategorikisht akuzat të ngritura dy vjet më parë nga një grua që pretendonte se në vitin 2010, Stevarts e kishte përdhunuar pasi ishin takuar në një set televiziv.Lideri i Partisë Socialiste të pjesës frengjisht folëse belge, Elio di Rupio, u kërkoi autoriteteve që ta zbardhnin ngjarjen për të mos njollosur më kot emrin e Stevartsit.