Rrokadë në jetë e politikë mes Frrokëve, njëri hyn në burg, tjetri del

3 prilli duhet të ishte një ditë e shenuar për familjen Frroku, por fati i vuri në “ lojë” dy vëllezërit Arben dhe Mark Frrokun.Ndërsa deputeti Mark Frroku duhet të ishte në gjykatë duke pritur me shpresë për lirimin e të vëllait Arbenit, ai është nisur drejt qelive të burgut me masën e sigurisë “ arrest me burg”.Në fakt akuza është e njëjtë. Edhe Mark Frroku akuzohet për vrasje, por në shtetin belg në ’99. N dërsa Prokuroria Shqiptare ka ngritur dhe dy akuza të tjera ndaj tij,  “pastrim parash” dhe “refuzim për të deklaruar pasurinë”.Teksa doli nga Gjykata e Lartë pak minuta pasi vëllai i tij më i madh të fitonte lirinë dhe nisej drejt shtëpisë, Mark Frroku deklaroi edhe njëherë para gazetarëve se është i pastër para Zotit.Një rrokadë e frikshme kjo mes dy Frrokëve, jo vetëm në jetën e tyre personale, por dhe politike. Arben Frroku do të kthehet si deputet në vend të Markut në Kuvend.Kujtojmë që në zgjedhjet e 2013 Arben Frroku ishte kryesuesi I listës Kristian Demokrate në zonën e Shkodrës dhe pas arrestimit, Mark Frroku mori vendin e tij.arben dhe mark frroku