Investimet në Traumë, skaner i ri dhe shërbim telemjekësie për spitalin
Në spitalin universitar të traumës është vendosur skanderi i ri dhe shërbimi i telemjekësisë. Autoritetet shëndetësore thonë se ekzaminimet e pacientëve do të bëhen në kohë reale dhe do të shmanget fluksi i pacientëve.Tiranë- Në spitalin universitar të traumës, i cili ka menaxhuar ndër vite situatat më tragjike, u vendos ku skaner i ri për ti shëprbyer pacientëve.Parametarat e këtij skaneri i japin mundësi mjekëve të bëjnë ekzaminime imazherike në kohë reale dhe në anën tjetër shmangu fluksin e pacientëve.Drejtori i spitalit të traumas,Gjovalin Bushi, tha se krahasuar me një vit më parë, ndërhyjet janë dyfisuar, po investohet për pajisje të aparaturave me tekonologjinë më të fundit.Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se kundrejt 2013-ës ka rënie me 26% të aksidenteve rrugore dhe traumat. Por kjo s'do të thotë së nuk ka trauma.“Ne kemi në 2014-n kundrejt 2013-ës rënie me 26% të aksidenteve rrugore dhe traumat. Por, kjo s’do të thotë që nuk do të kemi trauma.Prandaj, sigurisht ne që merremi me drejtimin e punëve të përditshme, e quajmë arritje që s’kemi krijuar borxhe, por që në fakt, në fund të fundit, as për ju si mjekë, as për ata që na dëgjojnë qytetarët, s’është një punë, se këtë detyrë kemi, të bëjmë punën.Mund ta përdorim ndonjëherë si krahasim, por për të thënë që me një buxhet në nivelet siç ka qenë historik, kemi arritur të bëjmë më shumë.Ndërsa, këto të dyja që inagurojmë sot, janë hope cilësore për spitalin e Traumës”.Për të zgjidhur problemin e mjekëve, në tetor do të hapen specializime të reja të traumës.Ndërsa përkrah skanerit, nga USAID u financua ngritja e shërbimit të telemjekësisë për konsulatat e spitaleve rajonale me mjekët e spitalit të traumës.