Administrata publike, Franca mbështet Shqipërinë për reformimin
Franca do të mbështesë Shqipërinë në proçesin e reformimit të Administratës Publike.Marrëveshja është nënshkruar midis Ministres së Inovacionit dhe Tekologjisë, Milena Harito dhe Ministres së Decentralizimit dhe Shërbimit Publik të Francës.Franca do të mbështes reformimin e administarës publike në Shqipëri.Ministrja franceze e Decentralizimit dhe Shërbimit Publik vuri theksin në rëndësinë e një administrate kopetente në mënyrë që të forcohet shteti i së drejtës.“Forcimi i shtetit të së drejtës ka si zgjidhje vetëm forcimin e rolit të administratës .Për të ndërtuar këtë administrate duhet të mbështet në merita dhe në paanshmëri. Kjo ka shumë rëndësi në rrugën drejt integrimit.Ne do jemi pranë jush për t’ju mbështetur”.Ministrja Harito vlerësoi faktin e transformimit të administratës.“Reforma në administratën publike në Shqipëri është një proces i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm dhe 1nga 5 prioritetet lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian (BE)”.Ndërsa Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vuri theksin në një administratë të pavarur politikisht.Në bazë të marreveshjes së nënshkruar, dy vendet tona do të shkëmbejnë përvoja dhe ekspertiza.