Infrastruktura, Gjermeni: Nevojë për përmirësime në zonat rurale

Zhvillimi i infrastrukturës në zonat rurale është cilësuar si nevojë emergjente nga Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni.Gjatë një leksioni në Universitetin e Elbasanit, Ministrja theksoi se një nga sfidat e qeverisë është rigjenerimi total i të gjithë territorit të vendit.Elbasan- Zhvillimi i infrastrukturës në zonat rurale është cilësuar si nevojë emergjente nga Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ndërsa cilësoi arritje ndryshimin në kodin zgjedhor dhe theksoi se me projektet e USAID dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve do te mbështete 61 bashkitë e reja për hartimi e planeve vendore.Ministrja Gjermeni zhvilloi një leksioni të hapur në Universitetin e Elbasanit me temë: "Urbanizimi dhe Kohezioni Social", ku theksoi se një nga sfidat e qeverisë është rigjenerimi total i të gjithë territorit të vendit, ndërsa nuk harroi te permendë se në rast se ka ndërtime pa leje në kundërshtim me ligjin ato do të prishen për të krijuar hapësira publike për qytetarët.