SHBA, priste dënimin me vdekje, lirohet pas 30 vitesh 59-vjeçari
Pasi ka qendruar për pothuajse 30 vjet në qeli, nga ku po priste të dënohej me vdekje, një 59-vjeçar në Alabama të Shteteve të Bashkuara, ka shijuar të premten në mëngjes hapat e parë.Entoni Rej Hinton, 59 vjeç, u prit me lot nga familjarët e tij që ishin vendosur në hyrje të burgut të Kontesë Xheferson.Hinton fitoi lirinë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë dënimin me vdekje dhe prokurorët vendosën që të mos e riakuzonin për vrasjen e dy menaxherëve të një fastfoodi në vitin 1985, pasi ekspertët dështuan të provonin se plumbat e përdorur për vrasjen e tyre kishin dalë nga një pistoletë e gjetur në shtëpinë e tij."Dua ta dini se ka një Zot. Për të gjithë ata që besojnë te drejtësia, ky është rasti që e provon këtë. Gjithashtu dua t'i them familjeve të viktimave se jam lutur çdo ditë për ta dhe do të vazhdoj ta bëj", tha Hinton para kamerave.Ajo që e bën më të dhimbshëm rastin e 59-vjeçarit, ishte vendimi i Gjykatës Supreme se Hinton ka qendruar padrejtësisht për më shumë se gjysmën e jetës në burg për shkak të mospërfaqësimit të denjë nga avokati i tij dhe neglizhencës të instancave gjykuese për të hedhur poshtë akuzat.Dënimi me vdekje është ende në fuqi në disa prej shteteve amerikane, kryesisht në jug dhe perëndim, ndërsa debati më i madh përfshin racat, gjinitë, shtresat shoqërore dhe metodat e ekzekutimit.Që prej shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1976, në Shtetet e Bashkuara janë kryer 1369 ekzekutime, ndërsa 144 vetë që prisnin dënimin kapital janë shfajësuar.