Oborri i Ministrisë së Kulturës, ekspozitë arti me vepra të artistëve të rinj

Vepra të artistëve të rinj janë ekspozuar në oborrin e Ministrisë së Kulturës falë një projekti të lançuar nga ky institucion. Ekspozita ka për qëllim krijimin e një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë.Tiranë- Oborri i Ministrisë së Kulturës do të kthehet në një ekspozitë të përkohshme. Kjo falë projektit të lançuar nga ky institucion, i cili ka për qëllim krijimin e një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë."Ky park nuk është një park" është projekti i realizuar nga shtatë studentë të Universittet të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë, i cili fitoi konkursin e organizuar nga Ministria e Kulturës.Për Ministren, Mirela Kumbaro, promovimi i arkitevëte të rinj ishte dhe qëllimi kryesor.Artistët të cilën konkuruan ishin nga Universitetet publike dhe private në vend dhe idetë e paraqitura prej tyre kishin parasysh frymën bashkëkohore të artit dhe formulimit të hapësirave gjatë procesit të projektimit.