Antenat mbi kokat e qytetarëve, AMC vë në rrezik shëndetin e shqiptarëve

Vendosja e antenave të kompanisë celulare AMC mbi pallate ku jetojnë familje me fëmijë e të moshuar i bën ata të ndjehen të kërcënuar nga rrezatimet dhe dëmet që ato shkaktojnë për shëndetin.Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që të gjendet një zgjidhje sa më parë.Problemin e pranon edhe Ministrja e Inovacionit dhe Teknologjisë, Milena Harito, por shprehet se nuk ka vend për shqetësim.Sipas mjekëve ekspertë, rrezatimi i këtyre antenave është shumë i dëmshëm dhe një prej shkaktarëve të sëmundjeve tumorale dhe kardiovaskulare .