Poston 250 mijë paund në Twitter, arrestohet modeli shqiptar

Kjo foto e postuar në rrjetin social Twitter, i ka kushtuar lirinë modelit shqiptar, Olsi Behluli, i cili është arrestuar nga autoritetet britanike dhe dënuar me 11 vjet për trafik droge.24-vjeçari, i cili përveç pasarelave siguronte jetesën luksoze edhe përmes pjesmarrjes në një rrjet trafikantësh, bëri gabimin fatal të postonte në rrjetet sociale shumat e mëdha të parave që fitonte cash.[caption id="attachment_488567" align="alignnone" width="634"]87 (Ne foto: modeli shqiptar, Olsi Behluli)[/caption]Pas hetimeve të thelluara, policia gjeti heroinë dhe kokainë me vlerë 4 milionë paund, në shtëpinë që ai dhe shokët e tij, Besim Topalli 29 vjeç dhe Azem Proshka 23 vjeç, përdornin si magazinë.[caption id="attachment_488566" align="alignnone" width="712"]78 (Ne foto: Besim Topalli dhe Azem Proshka)[/caption]Kur u arrestua për herë të parë nga policia në tetor të vitit të kaluar, Olsi pretendonte se foto ishte bërë në Shqipëri ndërsa qendronte te disa të afërm, por mobiljet dhe arredimi i shtëpisë përkonte totalisht me atë që ai jetonte në atë kohë.Sipas hetuesve, ai ishte gjithashtu i apasionuar pas lojërave të fatit dhe linte shuma të mëdha parash në to, para që i fitonte në mënyrë të paligjshme.Behluli u dënua me 11 vjet burg, ndërsa dy ortakët e tij me nga dhjetë vjet, për trafik lëndësh narkotike, falsifikim dhe pastrim parash.