Shkatërrohet grupi kriminal, shpërndante droga të forta në kryeqytet
Goditet një grup i strukturuar kriminal i shpërndarjes së drogave të forta. Policia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda finalizoi sot operacionin policor të koduar “Qiraja”, duke vënë në pranga 9 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Për 9 të ndaluarit, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.Janë arrestuar:1. Ilia Shaban Elezi, 57 vjeç, banues Tiranë2. Grigor Miti Baloshi, 53 vjeç, banues Tiranë3. Gjergj Stefan Kolvani, 45 vjeç, banues Tiranë4. Blendi Nikollaq Spaho, 39 vjeç, banues Tiranë.5. Gentian Pellumb Hoxha, 32 vjeç, banues Tiranë.6. Armando Islam Dangëllia, 38 vjeç, banues Tiranë.7. Myzejen Hasan Nuzi, 37 vjeç, banuese Tiranë.8. Feliks Islam Dangëllia, 32 vjeç, banues Tiranë.9. Megi Shaban Maknori, 22 vjeç, banuese Tiranë.Policia bën me dije se grupi ushtronte aktivitetin kriminal prej rreth 1 viti, të shtrirë në qytetin e Tiranës në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë.Gjatë operacionit, në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuetruan 2 automjete me të cilat kryhej shpërndarja e narkotikëve, 300 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë gati për shpërndarje, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celularë e karta telefoni, si dhe shuma prej rreth 1 milion lekë.Nga ana e bluve po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim: B.M dhe R. U, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal.Hetimet nisën pas vdekjes së një shtetasi nga overdozaProkuroria bën me dije se hetimi për këtë grup nisi pas vdekjes së një shtetasi 30 vjeç nga overdoza dhe cilësia e keqe e heroinës.“Disa anëtarë të këtij grupi, të cilët ishin nën mbikqyrje si të dyshuar se shisnin heroinë, sapo mësuan se shtetasi A.M, 30 vjeç nga Kombinati, në datë 22.11.2013 vdiq për shkak të overdozës, u larguan nga Tirana, pasi e dinin që lëndën narkotike viktima e kishte blerë prej tyre.Largimi i tyre për pak ditë nga Tirana forcoi dyshimet e grupin hetimor se këta persona ishin pjesë e një rrjeti shpërndarjeje heroine”.Për të faktuar me prova veprimtarinë kriminale dhe anëtarët e këtij grupi të strukturuar, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetime të plota dhe në datë 01.04.2015 kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 persona, gjë e cila u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda.Roli i secilit nga të ndaluarit në trafikun e drogësHetimi i Prokurorisë ka arritur të evidentojë edhe rolin e të dyshuarve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Kështu, shtetasit Gjergj Kolvani dhe Grigor Baloshi blejnë sasi lënde narkotike nga i dyshuari Ilia Elezi.Ky i fundit e perzien lëndën narkotike duke e bërë gati për shitjen e saj në rrugë.“Shtetasi Grigor Baloshi (Gori) për shitjen e saj përdor si shitës shtetasit Blendi Spaho dhe Gentian Hoxha të cilët pergatisin dhe shesin në Kombinat duke e ndarë lëndën narkotike në doza të vogla në shtëpinë e shtetasit Gjergji Kolvani dhe me pas dozat e lendes narkotike te llojit heroine i mban në shtëpi shtetesja Myzejen Nuzi (Xhoi) si dhe te ardhurat te perfituara prej shitjes se ketyre dozave te cilat me pas ja dorezon shtetasit Gjergj Kolvani dhe ky i fundit ben likujdimin e blerjes se lendes narkotike tek shtetasi Ilia Elezi”.Hetimet e mëtejshme në kuadër të këtij procedimi penal, kanë çuar prokurorinë në përfundimin se në këtë grup të strukturuar kriminal janë përfshirë edhe shtetasit e tjerëKy grup, të ardhurat e fituara i ka shpërndarë sipas meritave dhe ata i shpenzojnë për të blerë pasuri dhe një pjesë i shpenzojnë për të blerë lëndë narkotike.Ky grup sipas raporteve të vëzhgimit ka një bazë ne zonën e Kombinatit dhe një tjetër në zonën midis rrugëve “Mujo Ulqinaku” e “Him Kolli’’.