Greqi-BE, marrëveshja pritet të firmoset pas disa javësh

Bisedimet mes Greqisë dhe kreditorëve të saj për lëshimin e këstit të radhës do të kërkojë të paktën disa javë para se të firmoset.Zona euro po shqyrton listën e dytë të reformave të dorëzuar nga Athina pasi e para u konsiderua thjesht një akumulim idesh dhe jo listë angazhimesh.Bisedimet mes Greqisë dhe kreditorëve të saj për lëshimin e këstit të radhës po ecin me ritëm të ngadaltë.Përfaqësuesit e zonës euro po shqyrtojnë listën e reformave të dorëzuar nga Athina për herë të dytë, pasi e para u konsiderua thjesht një akumulim idesh dhe jo listë angazhimesh.Analistët në Bruksel mendojnë se arritja e marrëveshjes do të marrë disa javë, kohë të cilën Greqia nuk e ka pasi arkat e shtetit janë thuajse bosh.Nëse zbaton reformat e kërkuara nga partnerët europian, Greqia do të marrë 7.2 miliardë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe kreditorët europianë.Janis Emanuilidis, Drejtor i Studimeve në Qendrën e Politikës Evropiane shprehet:"Ka progres, por shumë I ngadaltë. Unë mendoj se do të duhen disa javë deri në arritjen e një konkluzioni. Ndoshta duhet të presim deri në fund të muajit deri sa Eurogroupi të takohet në Riga më 24 prill”.Athina ka dërguar një listë të përmirësuar të reformave, botuar nga “Financial Times” të mërkurën, por zyrtarët e zonës euro thanë se Athina duhet të bëjë më shumë për të merituar lirimin e fondit të ardhshëm finaciar.Emanuilidis thotë se lista do të vijojë të ndryshojë me kalimin e javëve dhe reforma të tjera do të shtohen"Lista po ndryshon vazhdimisht, kërkesa të reja shtohen, të vjetra po hiqen dhe disa të tjera po mbeten siç janë. Por kjo ndryshon objektivin pasi modifikimet e shpeshta të listës sjellin komplikime . Shumë reforma janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe nëse ndryshohet njëra, për pasojë duhet të ndryshojë edhe tjetra”, shprehet ai.Por gjithsesi, përpos pesimizmit mediatik, Emanuilidis beson se do të ketë një zgjidhje."Ajo që vërej unë është një tjetër frymë politike pas mbajtjes së minisamitit rreth dy javë më parë. Ka një vlerësim më të mirë për pozitën e Qeverisë greke, në të njëjtën kohë kjo e fudnit duket se është më bashkëpunuese.Pra në përgjithësi ka një frymë bahskëpunimi dhe unë mendoj se do të vijë edhe zgjidhja e kësaj situate”, deklaron Emanuilidis.Ministrat e Financave të zonës euro dhe institucionet që përfaqësojnë kreditorët do të zhvillojnë diskutime të mëtejshme në Greqi më 8 prill, por marrëveshja pritet pas takimit në Riga më 24 të këtij muaji.