PD: A u ble pafajësia e vëllait, me heshtjen e Frrokut në çështjen Meta?

Partia Demokratike e konsideroi shfajësimin e Arben Frrokut nga akuza për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj një vendim të influencuarpolitikisht. Deputeti Eduard Halimi e lidhi lirimin e tij me çështjen e të vëllait Mark Frroku.“Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për cështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë?Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave. Nuk komenton vendimet e tyre. Por ajo çfarë ka ndodhur sot (kjo sot të hiqet) është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend. Eshtë një alarm për sigurinë, derisa paktet kriminale arrijnë të mbyllin një vrasje të një komisari policie”.Por Lëvizja Socialiste për Integrim në një reagim të shpejtë pas deklaratës së Halimit tha se akuzat e PD-së janë një hipokrizi, pasi janë ata që kanë bojkotuar reformën në drejtësi."Sekseri" i gjyqtarëve ka pacipësinë të bëjë parimorin. Eduard Halimi është bojkotuesi i reformës në drejtësi. Është hipokrizi bajate me të, pasi Halimi që vrau drejtësinë bën sikur qan për të. Mbështetim prokurorinë në përballjen me krimin dhe me korrupsionin. Ne shprehim besimin dhe mbështetjen ndaj prokurorisë në zbardhjen e së vërtetës”.Deklarata e PD ngjalli edhe reagimin e partisë Kristian Demokrate, e cila përmes një komunikate për shtyp i bëri apel drejtësisë t'i shmanget presioneve politike.“PKD i bën thirrje PD-së që të tregojë vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj vendimeve të gjykatave. Ne distancohemi nga qëndrimet dashakeqëse të disa segmenteve brenda opozitës, të cilat ne, si forcë politike, i interpretojmë si strategji shantazhuese që po i bëhet drejtësisë dhe si një fushatë përbaltje ndaj alternativës kristian - demokrate. Këto sulme synojnë të dëmtojmë PKD-në dhe elektoratin e saj në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit”.Deklarata e plote e HalimitPartia Demokratike mësoi si gjithë qytetarët e vendit vendimin e gjykatës për të shpallur të pafajshëm vëllain e deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e komisarit të policisë Lamaj, për të cilën, organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm.Jemi sot këtu për të shprehur në emër të Partisë Demokratike, shqetësimin e thellë për këtë vendim, që ka shkaktuar tronditje të mbarë opinionit publik, dhe ka lënë dyshime të forta si vendim i influencuar politikisht.Vendime të tilla, pasi shumë prova e fakte janë bërë publike dhe qëndrojnë fort në favor të akuzës, merren në një kohë kur ka dyshime të forta se dyshja Rama-Meta ka pakte për të mbyllur me vëllain e të akuzuarit, dhe kur ata kanë çuar në një shkallë të paimagjinueshme ndërhyrjet në drejtësi, me telefonata e kërcënime për gjykatësit, fakte të bëra publike kohë më parë dhe të pakundërshtuara deri më sot.Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për cështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë?Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave. Nuk komenton vendimet e tyre.Por ajo çfarë ka ndodhur sot është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend. Eshtë një alarm për sigurinë, derisa paktet kriminale arrijnë të mbyllin një vrasje të një komisari policie.Ne inkurajojmë dhe shpresojmë që ky vendim do të apelohet dhe drejtësia do të bëhet.