Elbasan, Muzeu Etnografik nevojë për restaurim, asnjë investim nga '83
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2015, 17:26
Muzeu Etnografik në Elbasan nuk eshte restauruar nga Insituti i Monumenteve që prej viti 1983.Drejtori i këtij institucioni, Kreshnik Belegu, shprehet se restaurimi eshte i domosdoshem për shkak të amortizimit të lartë, ndërsa thekson se kjo detyrë i takon Institutit te Monumenteve pasi godina klasifikohet Monument Kulture kategorise se parë.Në Muzeun Etnografik ekspozohen objekte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së banorëve të zonës.Godina dykatëshe, pranë qendrës së qytetit është një ndërtesë karakteristike, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit dhe është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase.