Siguria në punë, Inspektoriati: Sanksione kush nuk zbaton rregulloren e re
Sanksione për të gjitha ato biznese që nuk zbatojnë regulloren e re të sigurisë në punë. Në një takim informues me biznesin, Inspektoriati i Punës vlerësoi se në sajë të partneritetit ka pasur një rritje të sigurisë në punë që duhet vazhduar.Tiranë- Partneritieti me biznesin i ka bërë vendet e punë më të sigurta. Në një tryezë me përfaqësues të kompanive për sigurinë në punë u evidentua fakti se ka një rritje të mjekëve në vendet e punës, duke garantuar më shumë siguri.Dritan Ylli: “Kemi rritje të numrit të subjekteve që mbulohen me shërbim mjekësor, ku për vitin 2013 janë rregjistruar 1108 subjekte me mjek ndërmarrje, ndërsa për vitin 2014 janë rregjistruar 1187 subjekte me mjek ndërmarrje, kjo si pasojë e orientimit të proçesit të inspektimit dhe takimeve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me biznesin në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, në subjektet që paraqesin risk për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve”.Gjatë takimit informues dhe sensibilizues në lidhje me rregulloret e reja të Inspektoriatit të Punës, kreu i këtij institucioni kërkoi bashkëpunimin e të gjitha subjekteve, në të kundërt do të ketë masa të rrepta për të gjithë ato kompani që nuk zbatojnë legjislacionin.Dritan Ylli: "Do të jetë e patolerueshme nga ana jonë në ato raste kur ligji nuk do të zbatohet me përpikmëri, kur punëtorët e ndërtimit që punojnë në lartësi të mos jenë të pajisur me pajisjet mbrojtëse individuale siç janë rripat e sigurimit, kaskat mbrojtëse, veshjet e punës etj. Jo vetem në ndërtim, por në të gjitha aktivitet dhe industritë që operojnë në Shqipëri, qofshin këto vendase apo të huaja do kërkohet me rigorozitet zbatimi i ligjit".Rregullorja e re e Inspektoriatit të Punës ka një klauzolë të veçantë që lidhet edhe me sigurinë në punë të të miturve.