6 vjet në NATO, Rama: Me çdo çmim në krah të aleatit tonë SHBA

Shqipëria do të jetë në krah të SHBA dhe aleatëve me çdo çmim. Në 6-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri dha këtë garanci ndërsa mori një vlerësim nga Ambasadori i SHBA që e quajti vendin më entuziast të aleancës. Ministrja Kodheli kërkoi që NATO të ndjekë politikën e dyerve të hapura me vendet e rajonit.Tiranë- Në 6-vjetorin e anëtarësimit në NATO, kryeministri Rama garantoi se Shqipëria do të jetë me çdo cmim në krah të SHBA dhe vendeve aleate.Rama: “Shumëkush mendon gabimisht se çka ndodh në Ukrainë, çka ndodh në Afrikën e Veriut, çka ndodh në Lindjen e Mesme, çka ndodh kur valët e terrorit prekin edhe përtej këtyre zonave është, sidoqoftë, larg Shqipërisë, është larg shtëpisë tonë dhe shumë shpesh mendojnë se e gjitha kjo nuk e justifikon atë që ne bëjmë, duke qenë gjithmonë të gatshëm të jemi krah për krahë dhe me çdo çmim me aleatët tanë dhe në krye të herës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Forcat tona të Armatosura do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s dhe e çdo përpjekjeje për ruajtjen apo rivendosjen e paqes, aty ku NATO dhe vendimmarrja e saj do ta gjykojë të domosdoshme. Por, ato do të angazhohen përherë e më shumë, edhe në dobi të sigurisë së brendshme, të jenë mbështetje të përpjekjes së përgjithshme të shoqërisë për sigurinë.Qeveria do të përmbushë në mënyrë të qëndrueshme gjithë procesin e transformimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura, përmes mbajtjes në vazhdimësi para sysh të angazhimeve tona në NATO, si dhe të ambicioneve tona në fushën e sigurisë”.I pranishëm në ceremoni Ambasadori i SHBA Donald Lu u shpreh se Shqipëria është vendi i vogël por më entuziast i aleacës.Donald Lu: ”Në 2009 shumë dyshonin nëse Shqipëria do të kontribuonte në NATO, pas pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bosnje, Afganistan, Kosovë, dhe anti IS, nuk ka më dyshime. Shqipëria mund të jetë vendi më I vogël në aleancë por më entuziasti.Për ministren e Mbrojtjes Kodheli Shqipëria mbështet politikët e NATO-s për dyert e hapura dhe se vendet e rajonit tonë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja kanë destinacion euroatlatik.Ky përvjetor i gjashtë e gjen ushtrinë tonë me armatim te ri, pasi kallashnikovi është zëvendësuar me karabinën M4. Në ceremoninë e organizuara në ambientet e batalionit të forcave special dhe komando Zallher u bë një demonstrim stërvitor dhe helikopterë të ushtrisë