Tiranë, xhaxhai vret nipin më pas veten
Një vrasje e dyfishtë është shënuar në periferi të Tiranës.Nga të dhënat e para mësohet se xhaxhai ka vrarë nipin dhe më pas veten.Policia ka identifikuar viktimat si Hasan dhe Besim Hoxha.Nga informacioni i raportuar nga gazetari i Ora News Andi Qosja mësohet se vrasja është kryer në fshatin Vishnje komuna Bërzhitë rreth orës 09:40 minuta"Besim Hoxha, 65 vjeç ka vrarë me çifte nipin, Hasani 20 vjeç më pas ka qëlluar dhe veten. 65 vjeçari është dërguar në spital por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. Vrasja mendohet për motive pronësie por ende nuk ka informacion zyrtar" informon gazetariDy vëllezërit e familjes Hoxha jetonin në një banesë 2 katëshe, në katin e parë të të cilës ndodhi dhe vrasja.Pasi ka qëlluar mbi nipin, mësohet se Besimi ka shkuar në një kasolle pranë shtëpisë nga ku ka qëlluar veten. Mes dy familjeve ka pasur konflikte të vazhdueshme për motive pronësie.[caption id="attachment_488211" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa në të cilën ndodhi vrasja, 03 prill 2015[/caption][caption id="attachment_488210" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa në të cilën ndodhi vrasja, 03 prill 2015[/caption][caption id="attachment_488211" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa në të cilën ndodhi vrasja, 03 prill 2015[/caption][caption id="attachment_488238" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa në të cilën ndodhi vrasja, 03 prill 2015[/caption]