Mbështetja e projekteve të të rinjve,“Ëndrra ime 2015” Rama shpall fituesit

Ashtu siç premtoi përpara disa javësh, kryeministri Edi Rama ndau 30 projektet fituese per te rinjte qe kane aplikuar te konkursi “Ëndrra ime 2015”.Shefi i qeverisë nxiti te rinjtë qe te jene ata te cilët duhet te kërkojnë një pune dhe te sjellin një ide, pasi vetëm kështu do te luftojnë papunësinë.“ Ajo që unë dëshiroj të realizoj me këtë projekt është që të gjithë ju, të rinjtë, të jeni një skuadër e gatshme, në mënyrë të tillë që eksperienca juaj që nga shprehja e dëshirës deri në aplikimin nëpërmjet një projekti, të jetë një model për të rinjtë e tjerë.Për të krijuar një rrjet të gjerë komunikimi, ka gjithmonë një rrugë për të realizuar ëndrrën.Nëse ëndrra është të bësh atë që do, të fitosh atë që do, të ndihmosh ato që do, rruga për t’ja arritur është që të jesh i aftë që ëndrrën të mund ta kthesh në projekt.Është shumë e rëndësishme për të përcjellë mesazhin për një djalë apo një vajzë që shikon një ëndërr me sy hapur, duke u thënë që ëndrra është e realizueshme vetëm nëse ka ide, përkushtim dhe këmbëngulje.Është e rëndësishme të përhapim që në shkollën tetëvjeçare kulturën e projektit, të kuptojmë që bota ku jetojmë është një botë e konkurrencës së madhe ku dija mbizotëron. Kultura e projektit, aftësia për të shkruar një projekt janë ato që bëjnë diferencën. Ju duhet te jeni vete qe te ndërtoni projekte te besueshme dhe te financueshem. Nuk duhet t’iu mungoje ky mentalitet, shihni vendet e BE si marrin fonde te gjithë për te rinjtë qe sjellin projekte. Ata qe janë me te fortët, kane kapacitete qe te thithin me shume fonde”.Rama vuri në dukje rëndësinë e kulturës dhe të shkruarit të projektit.“Norvegjia është një ndër vendet më të pasura për shkak të asaj që ka, pasi ka pasuri nënujore. Ndërkohë që, Shqipëria, sipas kësaj llogjike i bie që të jetë e pasur. Por, jo. Ne jemi kështu siç jemi, pasi ne nuk dimë të shfrytëzojmë pasurinë tonë”, tha ai.Në përfundim, Kryeministri u tha te rinjve qe puna nuk vjen nga qielli, por vetëm përmes dijes.“Nuk te bën te pasur ajo qe ke, por ajo qe di. Nëse ne do te dimë me shume, patjetër do te kemi me shume”.Ndërkaq, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vuri në dukje rëndësinë e përfshirjes të të rinjve dhe krijimin e mundësive të tyre për punësim.