Rama e Topi nisin negociatat: Rast specifik, por jo koalicion i pamundur
Është zhvilluar takimi i parë për negociata i koalicionit të majtë dhe Frymës së Re Demokratike. Nuk është konfirmuar marrëveshje mes kryesocialistit Edi Rama dhe kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Pas takimit, të dy liderët thanë se takimet do të vijojnë, ndërsa ish-Presidentit Topi u ndal në situatën në Tiranë, ku tha se gjendja vjen si pasoje edhe të bllokimit politik.Tiranë- Bamir Topi ka hezituar ti thotë "po" koalicionit të majtë që në takimin e parë të negociatave me kryeministrin Edi Rama. Kreu i Partisë Socialiste dhe ai i FRD-së u takuan në hotel Sheraton.Pas takimit për gati 1 orë, të dy krerët e partive lanë të kuptohet se ka ende shumë pika që nuk i bashkojnë.Edi Rama: “Ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky është një rast specifik pasi bëhet fjalë për një parti të pozicionuar qartazi në aspektin e djathtë. Besojmë se ka hapësirë pasi bëhet fjalë për zgjedhje vendore dhe eksperienca e vendeve të tjera flasin qartë se edhe mes partive në pozicione të kundërta në rrafshin kombëtar funksionojnë në atë vendor.Ishte një bisedë e hapur e drejtëpërdrejtë. Nuk mundëm të shmangemi nga kundërvendosja që kemi në rrafshin e politikës së ditës, por kemi mundur të identifikojmë pika e shqetësime të përbashkëta që kanë të bëjën me domosdoshmërinë për të ndërtuar një politikë konstruktive.Gjithçka mbetet për tu parë në ditët në vijim por sidoqoftë të përfundojë mendoj se mbetet shembull pozitiv për politikën shqiptare që nga aktorët politikë pret më shumë arsye e më pak zhurmë”Bamir Topi: “Kemi të bëjmë me një rast specifik. Në politikën shqiptare FRD mbetet e djathtë. Ne shohim me keqardhje që administrimi i pushtetit vendor, më shumë, në qendra të mëdha ka qenë problematik. E shikojmë politikën në dinamikë, jemi për komunikim dhe për pushtet vendore nuk ka pse të mos ketë koalicone. Jemi për të ndërtuar koalicionet e gjera mbi bazën e parimeve. Ishte një takim i parë ku shtruam çështjet kryesore që kanë të bëjnë me parimet. Gjejmë pika të përbashkëta që mund të bashkëpunojmë. Natyrisht që po do të ketë takime të tjera. Ka një predispozicion për të dikutuar për çështje të karakterit parimor. Nuk jemi parti e intersave të ngushta”Për ish-Presidentin Topi situata në Tiranë dhe investimet e munguara janë pasojë edhe e bllokimit të qeverisë.Por ky nuk ishte takimi i parë dhe i fundit për negociatata. Z.Topi tha se bisedimet do të vijojnë me kryeministrin Rama në ditët në vijim.Pyetjes për Bashkinë Kamëz, Topi iu përgjigj: Nuk folëm për raste specifike.Topi në këto negociata ishte i shoqëruar nga Sali Shehu.
Dje Topi pranoi ftesen e RamesDje kreu i FRD-së, Bamir Topo deklaroi se Asambleja e kësaj partie kishte rënë dakord që të pranohej ftesa e kryeministrit Edi Rama për të hyrë në negociata me maxhorancën."U ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negoicata. Vlerësojmë një ftesë që është bërë publike. Ky është gjest qytetar, përgjegjësi politike por dhe tregues se FRD është prezente në interesat e shqiptarëve" tha Topi dje para gazetarëve, duke synuar të ndajë dy proceset me vete: Negociatat, me koalicionin"Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të PS-së ka marrë dhe miratimin e LSI-së për të qenë negociatori i PS-LSI, me aleatët në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.