Rrëshqitje masive dherash në 2 akse nacionale në Kukës
Rrëshqitja masive e dherave në 2 akse nacionale në Qarkun e Kukësit, prej më shumë se 4 ditësh po vë në rrezik jetën e udhëtarëve.Qarkullimi i mjeteve po kryhet me vështirësi në akset Krumë - Qafë Prush dhe Kukës - Peshkopi.Në aksin Krumë-Qafë Prush, në vendin e quajtur Bregu i Vlanës, vazhdojnë rrëshqitjet e masivit poshtë rrugës dhe si pasojë ka edhe shkarje dhe shkëputje të trupit të rrugës.Për të evituar aksidentet, kalimi në këtë segment po kryhet në një korsi. Ndërsa në aksin Kukës - Peshkopi, në segmentin Domaj - Bushtricë, ka patur një çarje të trupit të rrugës në një gjatësi më shumë se 100 metër.Ekspertët pas kqyrjes së dëmeve vlerësojnë se kjo situatë mund të çojë drejt bllokimit të rrugës për qarkullimin e automjteve, sidomos atyre të tonazhit të mesëm dhe atij të rëndë.[caption id="attachment_488263" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rrëshqitjet e dherave në Qarkun e Kukësit[/caption][caption id="attachment_488262" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rrëshqitjet e dherave në Qarkun e Kukësit[/caption][caption id="attachment_488265" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rrëshqitjet e dherave në Qarkun e Kukësit[/caption][caption id="attachment_488266" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rrëshqitjet e dherave në Qarkun e Kukësit[/caption][caption id="attachment_488267" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rrëshqitjet e dherave në Qarkun e Kukësit[/caption] /Oranews.tv/