Al-Capone, historia e simbolit të mafies që synoi politikën
Alfons Gabriel Kapone, i njohur si Al Kapone, është pa dyshim kreu më i famshëm i bandave kriminale të Shteteteve të Bashkuara gjatë periudhës së prohibicionizmit në vitet '20-'30.Përgjegjës për mbi 100 vrasje, me ekzekutime apo shpërthime, më e famshmja masakra e Shën Valentinit, ku u ekzekutuan gjashtë pjestarë të një bande rivale në Çikago, për vite me radhë Kapone u shndërrua në një torturë të vërtetë për agjentët e FBI-së, të cilët nuk arrinin të mblidhnin prova të mjaftueshme për dënimin e tij.Në vitin 1929, pasura e Kapones vlerësohej të kishte arritur në shifrën marramendëse për kohën, 30 milion dollarë. Por sa herë që merrej në pyetje nga autoritetet, Kapone pretendonte se nuk fitonte shumë, pasi merrej vetëm me shpërndarjen e pijeve alkoolike.Pas shpalljes nga Gjykata Supreme amerikane që edhe të ardhurat e paligjshme ishin subjekt tatimi, Presidenti amerikan Herbert Huver urdhëroi autoritetet të gjenin patjetër një shkak për ta futur pas hekurave banditin më të famshëm të kohës.Një skuadër hetuesish ngrit zyrën në Çikago aty ku zhvillohej edhe aktiviteti i Kapones. Edhe pse ishte e vështirë, pasi Kapone nuk kishte firmosur kurrë asnjë çek dhe nuk kishte asnjë llogari bankare apo pasuri të patundshme në emër të tij, hetuesit u përqendruan te jeta luksoze që bënte.Ata arritën të gjenin dëshmi për shpenzimet marramendëse që kishte kryer nëpër dyqane bizhuterish, restorante dhe hotele të shtrenjta, si dhe siguruan një faturë telefonike prej 39 000 dollarësh.Në verën e vitit 1930, hetuesi kryesor Frenk Uillson, gjeti tre libra llogarie në një prej bizneseve që dyshoheshin se ishin të Kapones, të ndarë në tre kategori, ku në disa prej shumave të shënuara ishte shkruar edhe emri "Al" pranë.Pas morën me firmë dëshminë e llogaritarit që kishte plotësuar librat, më 5 qershor 1931 Uillson dhe bashkëpunëtorët e tij ngritën 22 akuza për avazion fiskal.Edhe pse pretendonte se do të dënohej minimalisht për këtë akuzë që dukej qesharake në krahasim me atë të vrasjes dhe krimit të organizuar, më 8 tetor 1931, Al Kapone mori dënimin më të madh dhënë ndonjëherë për një evazor fiskal: 11 vjet heqje lirie në një burg federal si dhe detyrimin për të shlyer mbi 200 000 dollarë në taksa të papaguara.