Elbasan, shoqata e gjuetarëve protestë kundër shtyrjes së moratoriumit
Shoqatat e gjuetarëve kanë protestuar kundër shtyerjes së moratoriumit për gjuetinë. Qindra gjuetarë u mblodhën në Kodër Krastë në Elbasan, me pankarta në duar ku theksohej se zgjatja e moratoriumit po dëmton rëndë gjuetinë si një aktivitet i ligjshëm.Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve, Gëzim Gjorduni, u shpreh se janë vetë specialistët e pyjeve dhe mjedisit që kanë shkaktuar gjendjen katastofale të mjedisit. “Ju kërkojmë jo vetëm të mos zgjatet afati i moratoriumit të gjuetisë, por hapjen e gjuetisë me 1 shtator 2015. Nëse duhet të ndalohet gjuetia më gjatë ajo duhet të aplikohet për zonat e ndaluara dhe të mbrojtura dhe për lagunat apo për të huajt. Të përshpejtohet procedura e dhënies së zonave të gjuetisë me koncesion, qera ose ashtu siç është praktika e vendeve të rajonit ku vetë shoqatat bëhën administratorë të gjahut dhe zonave të gjuetisë.”Gjuetarë nga Elbasani, Tirana, Berati, Lushnja e Mallakastra, nënshkruan një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Kuvendit të Shqipërisë, si dhe Shoqatës së Ambientalistëve të Mjedisit, ndërsa kanë kërcënuar me protesta nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.[caption id="attachment_488291" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Gjuetarët në protestë, Elbasan[/caption]