Dëmet nga shpërthimet në Marinzë, do vlerësohet zona që s’ka rrezik

Në Marinzë ka mbërritur Komisioni i Vlerësimit, i cili ka nisur punën për verifikimin e dëmeve në banesat dhe tokat e banorëve të prekur nga shpërthimi i puseve të naftës.Kryetari i Komisionit, Rrapi Hysaj, tha se procesi do të ndahet në dy faza: fillimisht do të verifikohen dëmet në zonën që nuk ka rrezik nga shpërthimet e reja, ndërsa për zonën që është ende e rrezikuar vlerësimi do të bëhet në një tjetër moment.Por mënyra e procedimit të Komisionit ka irrituar disa prej banorëve, të cilët kërkojnë që ky Komision të vlerësojë edhe dëmet e shkaktuara para shpërthimit të puseve të kompanisë "Bankers".Komisioni i Vlerësimit për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i mëngjesit të 1 Prillit në puset 504 dhe 29 përbëhet nga specialistë të Këshillit të qarkut, Prefektura, komuna Kuman ku bënë pjesë fshati Marinëz si dhe përfaqësues nga kompania "Bankers Petrelium".Në nisjen e procesit, kamerat u penguan të filmonin shtëpitë e dëmtuara tërësisht nga shpërthimi, por më pas Komisioni lejoi grupet e xhirimit. [caption id="attachment_488214" align="alignnone" width="640"]fier marinze 3 Në foto: Banorë të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shpërthimet e gazit në Marinzë[/caption][caption id="attachment_488216" align="alignnone" width="640"]fier marinze 1 Në foto: Banorë të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shpërthimet e gazit në Marinzë[/caption][caption id="attachment_488217" align="alignnone" width="640"]fier marinze 4 Në foto: Banorë të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shpërthimet e gazit në Marinzë[/caption][caption id="attachment_488219" align="alignnone" width="640"]Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në Marinzë Në foto: Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në Marinzë[/caption][caption id="attachment_488220" align="alignnone" width="640"]Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në Marinzë Në foto: Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në Marinzë[/caption][caption id="attachment_488221" align="alignnone" width="640"]Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në Marinzë Në foto: Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet në Marinzë[/caption]