Dekorohen martirët e 2 prillit, Nishani: Diktatura nuk ra, e rrëzuam
Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu janë katër viktimat e demostratës antikomuniste të mbajtur në Shkodër më 2 Prill të vitit 1991.24 vjet pas ditës kur regjimi komunist goditi përdhunshëm për herë të fundit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u ka akorduar katër të rinjve dhe pjesëmarrësve të tjerë në demostratë dekoratën "Nderi i Kombit".Në fjalën e rastit, Kreu i Shtetit tha se diktatura në Shqipëri ishte e pashembullt, mizore dhe shtazarake dhe si e tillë nuk njohu as prag e as cak.Nishani:“Diktatura në Shqipëri nuk njohu as prag e as cak, diktatura në Shqipëri ishte e pashembullt, nuk u step, as përpara gjakut as përpara krimeve, sado makre që ato ishin, Diktatura në Shqipëri ishte shtazarake. Diktatura nuk njihte asnjë justifikim, ishte totalisht e zeze. As ne nuk na besohej se sa e llahtarshme ishte. Bota nuk do ta njohë dhe as përfytyrojë kurrë llahtarinë e saj. Egërsia e diktaturës që vuri Shqiptarët kundër shqiptarëve, e cila kur hapi fundin u bë krejt e pa përmbajtshme. Në ikje e sipër kjo bishë kafshor në mënyrë të papërmbajtshme”.Si autoriteti më i lartë i shtetit, Nishani kishte një përgjigje edhe për tezën se diktatura komuniste në vendin tonë nuk u rrëzua nga shqiptarët, po sistemi ra vetë.Nishani: “Kemi dëgjuar se diktatura në Shqipëri nuk u rrëzua nga shqiptarët, por u rrëzua vetë.Diktaturën e rrëzuan ata që vuajtën në internime, e rrëzoi rinia, revolta e një populli të varfëruar. Në atë rrëzim pati edhe gjak. Sot në këtë ditë ne kujtojmë me respekt sakrificat e bëra gjatë diktaturës. Është në nderin tonë, të institucioneve. Jo vetëm ti kujtojmë por edhe ti vlerësojmë këto kontribute. Sot nga kjo sallë kam nderin dhe mundësinë që të bëj detyrën time më minimale të vlerësoj 4 heronjtë që dhanë ndihmën e tyre të madhe dhe shoqatën e 2 prillit që përkujton njerëz të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut në atë demonstratë. Ata kanë vënë intereson e vendit para atij personal. Falenderojmë me mirënjohje qindra e mijëra njerëz e qytetarë të Shkodrës që mbollën shpirtin e lirisë. Nderim, mirënjohje, kujtim i përjetshëm i atyre që dhanë kontribut”.Në ceremoninë e veçantë të mbajtur në Presidencë morën pjesë familjarë të 4 dëshmorëve të 2 Prillit dhe protagonistëve të tjerë të kohës.