Monumentet nga e gjithë bota janë kthyer në blu për ndërgjegjësimin mbi Autizmin

Në mbështetje të Ditës Botërore të ndërgjegjësimit mbi Autizmin, në të gjithë Globin janë ndezur dritat blu për të rritur ndërgjegjësimin global.Çdo vit në mbrëmjen e 1 prillit, 13  mijë ndërtesa në të gjithë Globin shkëlqejnë në një blu të ndritshme në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje.Autizmi është një term i përgjithshëm që përshkruan një grup çrregullimesh të zhvillimit të trurit në shkallë të ndryshme, vështirësi në komunikim, sfidat sociale dhe të sjelljes, dhe sjelljet e përsëritura.Shtatëdhjetë milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga çrregullimi, dhe rreth 1 në 68 fëmijë në SHBA është në spektrin e autizmit.Këtu janë disa nga pikat e referimit të botës që kanë shkëlqyer blu në Ditën Botërore të ndërgjegjësimit mbi Autizmin.