Gara për Shkodrën, Keti Bazhdari: Bashkimi do të na japë fitoren

Në intervistën e parë, pas zyrtarizimit të kandidaturës së saj për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ndan me Ora News besimin në fitore, pas bashkimit të së majtës. Për të, kryeqendra e veriut është një sfidë e dyfishtë, pasi e majta nuk ka fituar asnjëherë Shkodrën dhe ky qytet nuk ka patur gjatë viteve të demokracisë asnjë grua si qytetare të parë.Shkodër-Një ditë pasi Edi Rama zyrtarizoi emrin e saj si kandidate e mazhorancës për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari në të parën intervistë televizive, ndan për "Ora News" ndjesinë e besimit të fitores së një gare që siç ajo thotë nuk do të jetë e lehtë.Për të, era e ndryshimit duhet të vijë pas 24 vitesh pushteti të të djathtëve dhe për herë të parë dhe një grua si qytetare të parë.Edhe pse e shohin një garë të fortë dhe një fitore që kërkon punë dhe angazhim maksimal, të njëjtin qëndrim për fitoren e të majtëve ndajnë deputeti socialist Paulin Sterkaj dhe kolegu i tij i LSI-së, Agron Çela.Zyrtarizimi i Keti Bazhdarit u bë në 2 vjetorin e marrëveshjes PS-LSI, ku Edi Rama ishte në Shkodër në një takim me strukturat e PS-së.