Korçë, nis restaurimi i Kishës së Ristoit

Pas dekadash harrese, ka nisur restaurimi i Kishës 800 vjeçare të Ristozit, duke e shpëtuar nga shembja e sigurt si pasojë e amortizimit. E ndërtuar në shekullin e 13-të, ky objekt kulti është shpallur monument kulture prej vitit 1948, por për dekada të tëra ka mbetur në harresë. Drejtori i monumenteve të kulturës në Korçë, Gjergji Koki, shpjegon se projekti i restaurimit është ndarë në disa etapa, ku pas vendosjes së strukturave mbajtëse do të punohet për forcimin e mureve dhe çatisë si dhe restaurimin e afreskeve.Festa e Ristozit, në muajin qershor sjell në kishën 800 vjeçare mijëra besimtarë ortodoksë. Si një ndër objektet e kultit më të vjetër në Ballkan dëmtimet në të janë të parikuperueshme, por sërish vijon të mbartë vlera të padiskutueshme të trashëgimisë kulturore. Restaurimi i saj do t'i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 47 milionë lekë të vjetra.[caption id="attachment_488305" align="alignnone" width="640"]kisha e ristoit Në foto: Kisha e Ristoit duke u restauruar[/caption]