Arben Frroku del nga burgu, i pafajshëm për vrasjen e Dritan Lamajt. Duartrokitje në Gjyq

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar Arben Frrokun nga akuza e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, duke argumentuar se deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur si prova kryesore e akuzës nuk qëndron.Trupi gjykues i kryesuar nga Dritan Halluni lexoi të argumentuar vendimin, ndërsa pas tij familjarët duartrokitën në sallën e gjyqit, ku ra në sy mungesa e familjarëve të komisarit Dritan Lamaj. Ndërsa vetë Arben Frroku e festoi vendimin duke ngritur grushtet lart.Gjykata ka rrëzuar pretendimet e Prokurorisë që në seancën e fundit kërkoi burg të përjetshëm për Arben Frrokun, duke lënë kështu pas asnjë të dyshuar vrasjen e KryekomisaritPër Arben Frrokun akuza tashmë i përket të kaluarës, por jo për Prokurorinë e cila ka paralajmëruar apelimin e vendimit. Por a do të kërkojë Arben Frroku dëmshpërblim për kohën e kaluar në qelitë e paraburgimit?Avokati mbrojtës Tonin Prendi e paralajmëroi pas vendimit të gjykatësRreth orës 17:50, Arben Frroku la qelinë e burgut 302 në kryeqytet, me të njëjten entuziazën nga familjarët, duke u mjaftuar vetëm me një buzëqeshje përballë interesit të medias.Vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt të vitit 2013 u shndërrua në një prej çështjeve të bujshme të kohëve të viteve të fundit dhe për të ardhur deri në ditën e vendimit, kur pas 48 seancave gjyqësore një provë eksperimentale dhe pas më shumë se 1 viti gjykim gjykata vendosi të pushojë çështjen ndaj Arben Frrokut për ti dhënë lirinë.[caption id="attachment_488506" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Arben Frroku del nga burgu 302 pas vendimit të Gjykatës Në foto: Arben Frroku del nga burgu 302 pas vendimit të Gjykatës[/caption][caption id="attachment_488507" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Arben Frroku del nga burgu 302 pas vendimit të Gjykatës Në foto: Arben Frroku del nga burgu 302 pas vendimit të Gjykatës[/caption][caption id="attachment_488359" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Momenti kur Arben Frroku shpallet i pafajshëm Në foto: Momenti kur Arben Frroku shpallet i pafajshëm[/caption][caption id="attachment_488334" align="aligncenter" width="640"]arben frroku Në foto: Arben Frroku në Gjykatë[/caption][caption id="attachment_488336" align="aligncenter" width="640"]frroku2 Në foto: Gjykatësit duke marrë vendimin për Arben Frrokun[/caption][caption id="attachment_488335" align="aligncenter" width="640"]frroku Në foto: Pamje brenda Gjykatës ku po merret vendimi për Arben Frrokun[/caption]Seancën e kaluar pas kafazit të hekurt, Arben Frroku ka rrëfyer se nuk ka patur asnjë arsye të vrasë komisar Dritan Lamaj. Ai ka shkëmbyer replika të ashpra me prokurorët e çështjes, të cilët i kërkuan gjykatës dënimin e tij me burg të përjetshëm.Avokatët mbrojtës për më shumë se 3 orë kanë paraqitur konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar pafajësi.Ata kërkuan administrimin e një vendimi gjykate në Durrës si dhe raportin e Policisë së Shtetit që diten e vrasjes së komisarit të policisë, makina e Frrokut nuk është gjobitur për tejkalim shpejtësie.Në seancën e 18 marsit 2015 Prokuroria e Krimeve të Rënda argumentoi në 70 faqe provat e saj të cilat mbështeste kërkesën për ta shpallur fajtor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frrokun.Mbi 2 orë konkluzione të përmbledhura , janë lexuar përpara trupit gjykes dhe avokatëve mbrojtës, në prezencë të familjarëve të të pandehurit.Sipas prokurorëve, dëshmitarë okulare kanë parë të pendehurin të qëllojë mbi Dritan Lamajn, ndërsa ishte i shoqëruar nga dy persona të maskuar në automjetin e tij.Ne konkluzionet e akuzës u mësua se dëshmitari Arben Ndoka , ka qenë pjesë e fushatës elektorale të 2009 me të padehurin Frroku.Pas vrasjes prokurorët thanë se i pandehuri ndërsa largohej drejt Greqisë i ka kërkuar në telefon njerëzit e tij të festojnë me 14 shishe jack, po aq plumba sa u qellua dhe komisari Dritan Lamaj.Një vendim i tillë jepet në një kohë kur vëllai Mark Frroku është ndaluar dhe prokuroria kërkon arrestimin për hetimin për akuzën e vrasjes dhe të pastrimit të parave.