Tragjedia ajrore, Lubitz kërkoi në internet për vetëvrasjen e kabinën e pilotit
Është gjendur edhe kutia e dytë e zezë e avionit Airbus 320, i cili u rrëzua në alpet franceze më 24 mars.Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i Marsejës, kreu i hetimeve të tragjedisë ajrore, i cili nënvizon se gjendja e kutisë së dytë lë shpresa për të dhëna të dobishme.Kutia e parë e zezë e gjetur e avionit ishte tepër e dëmtuar, por gjithsesi të dhënat zanore të regjistruara treguan se bashkëpiloti Andrea Lubitz kishte përplasur me qëllim avionin, duke shkaktuar vdekjen e 150 personave në bord.Sipas hetuesve francezë në regjistrues ishin dëgjuar të bërtiturat e kapitenit që i kërkonte Lubitz të hapte derën e kabinës dhe gjithashtu ulërimat e pasagjerëve në momentin e fundit para përplasjes fatale.Gjithsesi, ajo që është zbuluar së fundmi, është se Andreas kishte kohë që përgatitej për vetëvrasjen , duke marrë informacione jo vetëm mbi mënyrat e vdekjes, por edhe mbi sigurinë e kabinave të avionëve.Hetuesit në Dusseldorf kanë marrë të gjitha të dhënat në kompjuterin e Lubitz, në të cilin kanë zbuluar të gjtha kërkimet e tij në internet që nga data 16 deri në 23 mars, një ditë para tragjedisë./Oranews.tv/