Edhe Shqipëria ndriçon blu për ndërgjegjësimin mbi autizmin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2015, 22:13
Shqipëria i është bashkuar fushatës solidarizuese për fëmijët me autizëm, që mbahet do datë 2 prill në të gjitha vendet e botës."Të ndriçojmë blu për autizmin", është pikënisja e muajit dedikuar autizmit.Duke përshëndetur domethënien e kësaj dite, Presidentja e Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha shtoi se kjo ditë përkthehet në besim, solidaritet për gjithë familjet që kanë në gjirin e tyre një fëmijë me autizëm.Nismës " Të ndriçojmë blu për autizmin", iu bashkuan një sërë istitucionesh publike e private, teksa në ceremoninë e ndezjes së dritave, fillimisht në sheshin “Skënderbej” kanë qenë të pranishëm personalitete të huaj dhe shqiptare.