Papa lan këmbët e të burgosurve: Jam shërbëtor i njerëzve në nevojë
Papa Francesku ka larë dhe puthur këmbët e 12 të burgosurve, ku ndryshe nga paraardhësit e tij, ceromonia është mbajtur në lagjet e varfra të kryeqytetit italian. Duke dalë jashtë tradicionales, Bergolio ka përfshirë në ceremoni edhe gra të burgosura, gjë e cila ka shqetësuar katolikët konservatorë."Jam shërbëtor i njerëzve në nevojë", janë këto fjalët e Papa Franceskut në ceremoninë e shenjtë dhe tashmë tradicionale, ku Bergolio lau këmbët e të burgosurve. Ati i Shenjtë puthi këmbët e 12 të burgosurve burra dhe gra, në Romë.Për të tretin vit radhazi, Papa nuk ka preferuar të mbajë ceremoninë në Bazilikë, duke zgjedhur vende më të thjeshta dhe ndryshe nga paraardhësit e tij që lanin vetëm këmbët e burrave, gjë e cila përkujton gjestin e përuljes së Jezusit ndaj apostujve të tij natën para se të vdiste, Ati i Shenjte ka larë edhe këmbët e grave të burgosura.Para se Francesku të vinte në krye të Papatit, ceremonia është mbajtur ose në Vatikan ose në Bazilikën e Shën xhon Lateran.Por tradita e ceremonisë në lagjet e varfra e Bergolios nis që në kohën kur ai ishte kryepeshkop i Buenos Aires, gjë të cilën e vazhdoi edhe në Romë.Ai u gjunjëzua para gjashtë burrave dhe gjashtë grave të burgosura. Njëra prej tyre mbante fëmijën e saj në prehër dhe gjesti i papës e emocionoi deri në përlotje.Dymbëdhjetë të burgosurit e përzgjedhur për të përfaqësuar 2100 në total ishin nga Italia, Nigeria, Kongo, Ekuadori dhe Brazili.Vendimi i Atit të Shenjtë për të përfshirë gratë në ceremoni, por ndonjëherë edhe jo të krishterë ka acaruar katolikët konservator.Dy vjet më parë në grupin e të burgosurve të ceremonisë ishte edhe një grua myslimane
/Oranews.tv/