“Azilanti i rremë” në Zall Herr, pranga vendorëve për dok.false

I janë dashur vetëm disa orë Policisë së Tiranës pas kthimit nga Beligjika të azilantëve fals politikë për të vënë pas hekurave pikërisht ata që kishin lëshuar për ta dokumentet false. Dëshmia e një prej azilanti të deportuar ka vënë në pranga kryetarin e Komunes së Zall-Herrit dhe kryeplakun. Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini jep detaje për këtë operacion të koduar “Azilanti i rremë”.“Në sajë të operacionit të koduar” Azilanti i rremë” të organizuar nga policia e krimit financiar në bashkëpunim me atë të imigacionit u bë e mundur ndalimi i shtetasit Osman islamaj, lindur në Kukës dhe banues në Zall-Herr. Ky shtetas u kap me dokumete të lëshuara, me të dhëna në lidhje me hasmëritë që ekzistonin mes familjes së tij dhe një familje tjetër. Nga veprimet e kryera rezultoi se ishte pajisur me këto dokumenta nga kryekomunari Gani Alushi 52 vjec dhe kryeplaku i fshatit Pëllumb Gjoka 42 vjec. Dokumentat ishin në kundërshti me aktet normative dhe këto dokumente të cilat iu kapën Islamaj ishin të ndryshme nga ata që figuronin në regjistrimet e gjendjes civile në Komunë, të lëshuara po nga të njëjtët persona. Lidhur me këtë është bërë arrestimi i shtetasve Alushi dhe Gjoka, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifim dokumentash, ndërsa materialet për ndjekje të mëtejshme do ti përcillen Prokurorisë” deklaroi ajo.Ndërkohë që do të verifikohen të gjithë azilantët e kthyer nga Beligjika, të cilët kanë bërë kerkesa për azil në këtë shtet me dokumente false, pikërisht të shpërndarë nga drejtuesit vendor të vendit ku ata jetonin.