70 viktima në Kenia, 217 mijë $ për “kokën” e kreut të Al-Shabab
Është rritur në 70 numri i studentëve të vrarë në Kenia nga militantët e Al-Shabab, të marrë peng në një universitet në verilindje të vendit.Sipas raportimeve zyrtare, të paktën 79 të tjerë rezultojnë të plagosur ndërsa më shumë se 500 studentë janë shpëtuar nga forcat e sigurisë.Ministri i Brendshëm kenian, Xhozef Nkaiserri, tha se të katër terroristët janë vrarë, ndërsa operacioni është ende në vazhdim.Autoritetet kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit. Ato kanë akuzuar grupimin militant islamik Al-Shabab si autor të sulmit në Universitet, ndërsa ka pasur raportime se katër atentatorët po lironin studentët myslimanë dhe po mbanin peng ata të krishterë.Qeveria ka vendosur një shpërblim prej 217 mijë dollarësh për këdo që ndihmon në kapjen e një prej krerëve të organizatës terroriste, Mohamed Kuno.