Vepra të turpshme me të miturën, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrës për kryerjen e vepra të turpshme me të mitur.I arrestuar është 49-vjeçari Naim Alushi. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ky shtetas ka kryer vepra të turpshme me një vajzë 9 vjeçare.Denoncimi ndaj tij në polici është bërë nga e ëma e të miturës.Ndërkaq materialet proceduriale i janë referuar prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.