Të Paekspozuarit “Udhëkryqet e Lulzim Bashes”
“Udhëkryqet e Lulzim Bashës” ishte tema e diskutuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Në pjesën e parë të emisionit u transmetua materiali filmik mbi rrugëtimin e Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës në kuadër edhe të zhvillimeve politike, ndërsa më pas panelistët në studio diskutuan jo vetëm mbi vendimin e tij për të moskandiduar sërish, por edhe mbi zgjedhjet e ardhshme vendore. I ftuar në studio, deputeti i Partisë Republikane Agron Duka, i pyetur disa herë nga Ylli Rakipi, pranoi se do të jetë pjesë e garës për kreun e ardhshëm të Bashkisë së Durrësit.
“Udhëkryqet e Lulzim Bashës” ishte tema e radhës e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Në pjesën e parë të emisionit u paraqit materiali filmik mbi rrugëtimin e Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës në kuadër edhe të zhvillimeve politike, premtimet e mbajtura dhe të pambajtura.
Më pas, diskutimi vijoi në panel me analistët Mero Baze dhe Afrim Krasniqi, Kreun e Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi dhe deputetin e Partisë Republikane, Agron Duka.
Ata analizuan modelin e mbajtjes së dy funksioneve, kreut të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të opozitës, nisur fillimisht nga Rama e pasuar edhe nga Basha.
Skënder Gjinushi: “Nuk ka mospërputhje mes politikanit dhe qeverisësit, por është tjetër gjë nëse kemi ne politikanë, a janë të gjithë të aftë të qeverisin apo janë thjesht mbledhës apo përfitues votash.
Ylli Rakipi”: A zgjidhi një nga udhëkryqet e veta Basha pas iu largua idesë së rikandidimit
Mero Baze: Bëri një zgjedhje të mirë pasi do të humbiste, Duke qenë kreu i opozitës dhe të humbet bashkinë e Tiranëss od të kishte një goditije të rëndë politkike. Jemi brenda një debati të dobët nga pikëpamja e staturës pasi një lider që ka frikë të qeverisë Tiranën, nuk mund të ketë guxim të qeverisë Shqipërinë.
Afrim Krasniqi: Nga ana politike është një lëvizje e mençur politike për projektin e tij politik nëse e ka. Ndërsa sa i takon qeverisjes së Tiranës unë nuk mendoj se Tirana ka pasur qeverisje në këto 20 vjet. Tirana është vendi ku mpleksen interesa madhore politike. Triana ka pasur më shumë se një kryetar bashkie njëherësh në detyrë.
Agron Duka, një ndër emrat e përfolur si kandidat në zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë së Durrësit, i pyetur disa herë nga Ylli Rakipi, indirekt la të kuptohet se do të jetë pjesë e kësaj gare.
Agron Duka: “Partia Demokratike që është partia më e madhe opozitare, nëse shërben një kandidaturë tjetër ku ne të bindemi për arsyet, për argumentet që thuhen, që mund të jetë ajo kandidatura fituese, unë ndoshta dhe nuk kandidoj, nëse jo atëherë bëhet ajo që thashë, që në bashkëpunim me partitë e tjera të djathta unë do të kandidoj në Durrës. Unë nuk kandidoj kundër PD, unë do të kandidoj kundër Vangjush Dakos. Nëse unë dhe PR bindet që kandidati që është përballë tij nuk e mund dot, atëherëdo të hyjë në garë për të mundur Vangjush Dakon”.
Të ftuarit në panel i konsideruan të vonuara partitë politike në shpalljen e kandidaturave që do të garojnë në këto zgjedhje vendore, ndryshe nga sa është bërë në zgjedhjet e mëparshme.
Mero Baze: Ata s’do na shpikin Obamën. Qysh në fillim është pak i kufizuar për të qenë personalitet.
Skënder Gjinushi: Çudi e madhe që hyjmë në këto zgjedhje pa asnjë lloj reforme zgjedhore, pas gjithë asaj lufte që u bë në 2009 -2011 për procesin zgjedhor. Angazhimit që këtej e tutje do futet elektronika teknologjia për të parandaluar votën e shumëfishtë, familjare, nuk u fut. Numërimi elektronik, futen vota nën sqetull, me pica
Agron Duka: “Jam dakord që janë me shumë vonesë, si rasti jonë që akoma nuk kanë filluar negociatat serioze, por qoftë edhe tek partia socialiste dhe tek e majta. Kështu që sidomos në qytetet kryesore apo bashkitë e mëdha njerëzit duhej të ishin përcaktuar”.
Përsa i përket kandidaturës së pavarur të Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë e Tiranës, panelistët argumentuan se është një shembull i mirë që sfidon dy partitë e mëdha.