Kosovë-Shqipëri, doganë e përbashkët nga 1 Maji

Kosova dhe Shqipëria që nga data 1 Maj do të kenë një pikë të përbashkët doganore. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të zhvilluar midis Drejtores së komanduar të doganave shqiptare Irena Beqiraj me Drejtorin e doganave të Kosovës Lulzim Rafuna.1 Maji do të jetë dita kur Kosova dhe Shqipëria do të kenë një pikë të përbashkët doganore.Irena Beqiraj bëri me dije se synim mbetet që brenda 6 muajve të hiqen disa tarifa që janë barrë për bizneset siç janë kostot e transportit.Drejtori i Doganave të Kosovës theksoi se ky vendim do të transformojë kufirin midis dy vendeve në një kufi virtual.Kjo marrëveshje pritet të ndikoj në rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, pasi ndikon edhe në uljen e kostove.