PD: Rama sfidon dekriminalizimin, shfaqet në Lezhë me Arben Ndokën

Për Partinë Demokratike, shefi i qeverisë Edi Rama dha sot një mesazh të hapur kundër dekriminalizimit, teksa u shfaq në Lezhë përkrah deputetit të këtij qarku Arben Ndoka.“Deputeti Arben Ndoka është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë” thekson PD në deklaratë.Nga ana tjetër, selia blu e lexon këtë dalje publike edhe si një presion ndaj drejtësisë shqiptare, lidhur me çështjen “Strazimiri”.“Gjithashtu, Edi Rama, duke dal krah më krah me Arben Ndokën, i pandehur për goditje për shkak të detyrës, i cili është në proces gjyqësor dhe ndaj të cilit pritet të merret një vendim nga Gjykata e Lartë, po i bën hapur presion drejtësisë.Edi Rama rikonfirmon publikisht se qëndron pas sulmit fizik dhe kërcënimit me jetë nga deputeti i tij Arben Ndoka, ndaj përfaqësuesit të opozitës, Strazimiri në Parlament”.Sipas PD, Kryeministri me qëndrimet e veprimet e tij angazhohet çdo ditë kundër dekriminalizimit, edhe pse kjo është një emergjencë kombëtare, edhe pse ka një marrëveshje me garanci të Parlamentit Europian.Deklarates se demokrateve, Rama i eshte pergjigjur shkurt ne fb:

Dekriminalizimi i #VajmedetPD nje maske qe bie sa here te vajmedetshmit e Shqup hapin gojen kunder Policise se Shtetit...Pra 2 here ne dite!Posted by Edi Rama on 2015-03-31
Deklarata e plotë e PD Edi Rama dha sot një mesazh të hapur kundër dekriminalizimit, duke u shfaqur në Lezhë me deputetin Arben Ndoka në prani të qytetarëve, madje duke e angazhuar në shpërndarjen e disa tapive.Deputeti Arben Ndoka është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë.Me qëndrimet e veprimet e tij Edi Rama angazhohet çdo ditë kundër dekriminalizimit, edhe pse kjo është një emergjencë kombëtare, edhe pse ka një marrëveshje me garanci të Parlamentit Europian.Por karshillëku që i ka bërë sot në Lezhë këtij procesi jetik për vendin, është flagrant dhe tregon qartë se Edi Rama ka zgjedhur krimin dhe përfaqësuesit e tij, dhe nuk ka zgjedhur interesat e vendit dhe integrimin europian.Gjithashtu, Edi Rama, duke dal krah më krah me Arben Ndokën, i pandehur për goditje për shkak të detyrës, i cili është në proces gjyqësor dhe ndaj të cilit pritet të merret një vendim nga Gjykata e Lartë, po i bën hapur presion drejtësisë.Edi Rama rikonfirmon publikisht se qëndron pas sulmit fizik dhe kërcënimit me jetë nga deputeti i tij Arben Ndoka, ndaj përfaqësuesit të opozitës, Strazimiri në Parlament.Ky i sotmi është një akt i rëndë si për të kulmuar të gjithë serialin e zhytjes së Edi Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit.Por një gjë është e qartë, se gjithnjë e më bosh do jenë sheshet e xhirimit me regji të Edi Ramës, dhe gjithnjë e më plot janë e do të jenë sheshet e protestës popullore, aty ku kryeministri i inkriminimit do të japë llogari.