Kërkohej për tentativë vrasje, ekstradohet nga Greqia 51-vjeçari
Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.51-vjeçari nga Fieri, Shpëtim Bishani (Bregu)ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 526, datë 16.09.2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje në rrethana ,cilësuese ,në tentativë e bashkëpunim”.Ngjarja ka ndodhur në datën 20.09.2012 rreth orës 19:30, ku shtetasi Shpëtim Bishani në bashkëpunim me shtetasin I.H ,kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit S.M në fshatin Verbas/Fier.Hetimi ka provuar se shkaku i këtij krimi ka qënë konflikti i mëparshëm që kishte shtetasi Shpëtim Bishani me shtetasin S.M .Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.