Presidenti akordon titullin "Nderi i kombit" per Abat Prend Doçin
Emri i Abatit të Mirditës Imzot Prend Doçi është vendosur aty ku i takon. Presidenti i Republikës i ka akorduar pas vdekjes titullin "Nderi i Kombit", për veprimtarinë patriotike, fetare dhe politike në shërbim të misionit kombëtar.Ndërsa ka vendosur që titullin ta dërgojë vetë në qytetin e Rrëshenit ku është pritur nga qindra qytetarë.Në ceremoninë e zhvilluar në shkollën e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" Presidenti Nishani është takuar me arqipeshvët e Mirditës, Lezhës, Shkodër-Pultit dhe Tiranes.Ndërsa rënditi vlersime të shumta për punën qindra vjeçare të klerit katolik në Shqipëri, Presidenti Nishani u shpreh se Mirdita është një treve pa të cilën historia e Shqipërisë do të ishte e mangët.Presidenti theksoi se në këtë trevë, feja dhe atdheu kanë qënë një binom i pandarë, të cilave Abati Prend Doçi, i kushtoi të gjithë jetën e tij.Pas ceremonisë Kreu i Shtetit ka vizituar edhe ambjentet e katedrales së qytetit dhe është informuar për ndihmën që po jep kisha katolike në arsimin e të rinjve dhe frenimin e emigrimit.