Ministri i Jashtëm britanik Hague mbërrin në Beograd
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka mbërritur në Beograd ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarët serbë.“Kam mbërritur në Beograd. U gëzohem bisedimeve me qeverinë e re. Për herë të parë do të takohem me presidentin Tomisllav Nikolliç”, ka shkruar Hague në Tëitter-in e tij, raportojnë mediat serbe.Kreu i diplomacisë britanike vjen në Beograd pas vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.Pas takimit me kreun e ekzekutivit, Thaçi, Hague ka përshëndetur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.Javën e kaluar në Bruksel, Thaçi ka takuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.