Ministri i jashtëm serb Mrkiç viziton sot Tiranën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2012, 12:14
Viziton sot Tiranën ministri i jashtëm i Serbisë Ivan Mrkiç. Kjo është e para vizitë e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh.Mrkiç është shprehur para vizitës në Tiranë se gjatë takimeve me kreret e shtetit shqiptar pritet të përmirësohen edhe marrëdhëniet mes dy shteteve.“Për shumë vjet në Shqipëri nuk ka shkuar ministër i jashtëm serb. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, është shprehur Mrkiç, për gazetën serbe “Politika”.Sipas mediave serbe, shefi i diplomacisë së Serbisë do të vizitojë gjatë këtyre ditëve shumicën e vendeve të rajonit.