Kosovë, përleshje mes policisë dhe Vetëvendosjes
Një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” mes tyre edhe kreu i saj Albin Kurti janë plagosur lehtë, pasi njësitet speciale të Policisë së Kosovës po tentonin të shpërndanin turmën, e cila në orët e para të mëngjesit ishte mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës.Protesta është mbajtur në sheshin "Ibrahim Rugova" në shenjë kundërshtimi me takimin që kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.Protestuesit fillimisht hodhën domate e qumësht në drjetim të policisë, ndërsa më vonë hodhën edhe gurë në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit. Sipas mediave kosovare punonjësit e policisë kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa raportohet se se një numër aktivistësh janë arrestuar.Sipas mediave kosovare, policia arrestoi edhe kreun e Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti dhe deputetët Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla të cilët janë liruar më pas. Mësohet se deri tani, një polic ka mbetur i plagosur por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet kosovare.Ndërkohë protestuesit janë duke qëndruar në shesh përpara Ministrisë së Kulturës dhe protesta po vijon e qetë