Urdhri i Rexhepit duhej shpërfillur nga Policia

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës është dashur ta refuzonin të mërkurën urdhrin verbal operativ të ministrit Bajram Rexhepi për të larguar deputetët nga hyrja e Qeverisë, ka thënë një zyrtar policor në kushte anonimiteti. Sipas tij, vetë pjesëtarët e Policisë kanë shkelur ligjin, kur atë që ua ka thënë ministri e kanë pranuar si urdhër.Tetë deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Rexhep Selimi, Afrim Hoti, Albulena Haxhiu dhe Albana Gashi, patën tentuar të hynin në ndërtesën e Qeverisë me synimin që, siç kanë thënë, të shihnin kontratën që po nënshkruhej këtë ditë për shitjen e Distribucionit të KEK-ut. Bazuar në Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, “kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe të administratës publike”.Por tetë deputetët e LVV-së qenë penguar me forcë nga policia dhe nga truprojat e kabinetit qeveritar, të cilët në disa raste kanë vënë duart në revole.Ata janë shtyrë me policë e truproja diku një orë, derisa nuk ka intervenuar njësiti special për t`i larguar nga oborri i Qeverisë.Intervenimit të këtij njësiti i ka paraprirë urdhëri verbal i ministrit Rexhepi: “Për një minutë largojini nga këtu”.Zyrtari i Policisë që ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se ministri duhej të shpërfillej në këtë rast.“Edhe ligji e edhe kjo vijë ligjore komanduese e përcaktojnë drejtorin e Policisë si epror të fundit që duhet të japë urdhra”, ka thënë zyrtari.Cila janë detyrat e MPB-së dhe të ministrit të Brendshëm, çka thonë në Qendrën për Studime të Sigurisë ligji, a ka vepruar drejt kryekuvendari Krasniqi të enjten kur e ndërpreu mbledhjen e Kuvendit shkaku i pranisë së policëve në Kuvend, çka parasheh Ligji mbi Policinë dhe çfarë rreziku paraqet për demokracinë mosrespektimi i ligjit.