Takimi me Daçiç, Thaçi njofton presidenten dhe EULEX-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2012, 11:56
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur takimet me përfaqësuesit vendor e ndërkombëtar në Kosovës, për t`i njoftuar me në lidhje takimin që pati me kryeministrinë e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel. Thaçi është takuar sot me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe me përfaqësues të EULEX-it.Sipas burimeve të Kosovapress, kryeministri i vendit po zhvillon këto takime për t`i njoftuar më shumë lidhur me takimin që u quajt historik, ndërmjet tij dhe kryeministrit serb.Po sipas këtyre burimeve, gjatë ditës kryeministri Thaçi pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shalën.