Aksident në Koman, mjeti 50 metra në humnerë, plagoset inxhinieri boshnjak

Kishte marrë rrugën e kthimit për në qytetin e Shkodres pasi kishte përfunduar orarin e punës, por ka përfunduar rreth 50 metra në greminë.Mbrëmjen e 20 marsit 2015, Hamid Gjanoviç 21 vjeç nga Bosnja Hercegovina, punonjës i linjës së Interkunjuksionit Shqipëri – Kosovë mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua në aksin rrugor Koman – Shkoder, në vendin e quajtur Mllojë në fshatin Karmë.Automjeti me të cilin po lëvizte tip Niva me targë E04-M-017 sapo ka marrë njërën nga kthesat e shumta të kësaj rruge, si pasojë edhe e shpejtësisë me të cilën lëvizte, favorizuar kjo nga errësira dhe rruga tejet e amortizuar, ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar në greminë.Kanë qënë banorët e zonës që me të dëgjuar zhurmën e aksidentit kanë vrapuar për të parë dhe menjëherë i kanë ardhur në ndihmë të riut.Edhe pse automjeti ka rënë në një thellësi prej 50 metrash, drejtuesi i tij është nxjerrë i gjallë nga fuoristrada.Pasi kanë bërë nxjerrjen e tij, banorët kanë njoftuar urgjencën e spitalit rajonal të Shkodres dhe policinë.Duke mos ditur numrin e personave që udhëtonin me të riun, në vendngjarje kanë mbërritur 2 ambulanca, ku njëra ka bërë transportimin e 21 vjecarit në spital dhe tjetra ka pritur deri në kqyrjen e vendit të ngjarjes nga policia.Pasi është konstatuar se 21 vjecari ka qënë i vetëm në këtë udhëtim është bërë edhe kthimi i saj.Sipas informacioneve të bluzave të bardha, gjendja e të riut është e rëndë për shkak të goditjeve të marra, por nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Sipas bluve dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qënë duke lëvizur me shpejtësi dhe kur është future në kthesën e fshatit Mllojë, ai nuk ka mundur të manovrojë me automjetin e për pasojë ka rënë në greminë. Rruga Koman- Vau Dejes për shkak të amortizimit dhe mungesës së investimeve në të prej më shumë se 25 vitesh, është kthyer në një nga rrugët me më shumë të aksidentuar në qarkun Shkodres, ku në të shumtën e rasteve nuk kanë munguar viktimat.Nentorin e 2014-es, pak metra nga vendi ku u shënua ky aksident, 3 të rinj humbën jetën dhe 1 u plagos pasi makina ra në humnerë.[caption id="attachment_481928" align="aligncenter" width="640"]shkoder aksident Në foto: Mjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_481927" align="aligncenter" width="640"]shkoder aksident3 Në foto: Vendi ku doli nga rruga mjeti[/caption]