Grupi i miqësisë Shqiperi- SHBA, hiqen emrat e Doshit e Frrokut. LSI ndryshon 3 deputetë

Pak orë pasi prokuroria kërkoi autorizimin e depuetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku për dëshmi të rreme “Tom Doshi, sajoi vrasjen. Mark Frroku e inskenoi me Durim Bamin”

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë ndryshime edhe në listën e deputetëve pjesëmarrës së grupin e miqësisë Shqipëri-SHBA.

Nga lista e janë hequr deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku .

Por ajo që nuk dihet ende është largimi nga grupi i miqësisë edhe i deputetëve Pjerin Ndreut deputet i PS, Shkëlqim Selami deputet i LSI, Luan Duzha i LSI dhe Gjovalin Kadeli i LSI.

Më 9 mars, gjatë anullimit të takimit të grupit të miqësisë shqipëri-SHBA doli në media një listë më 9 emra si persona të cilët ambasada e SHBA i kishte refuzuar, por reagimi i ambasadës mohoi këtë fakt të shtypit të ditës.

Emrat e larguar nga kjo listë janë zëvendësuar nga Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Kejdi Mehmetaj të tre deputetë të grupit të LSI.

Në faqen online të Parlamentit ku publikohet lista e grupeve parlamentare të miqësive me shtete të tjera janë pasqyruar këto ndryshime.Lista prej 39 emrash e grupit të miqësisë SHBA- Shqiperi, tashmë është e përbërë nga 36 emra. Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko.Gjithashtu emri i Tom Doshit është hequr dhe nga drejtuesi i grupit te miqësisë Shqipëri-Australi, ku ai ishte kryetar tashmë është zëvendësuar me emrin e Ervin Bushatit.Grupi i miqësisë Shqiperi- SHBA:listat e deputetëveTom Doshi figuron në listën e grupit të miqësisë Shqipëri-Emiratet e Bashkuara Shqipëri- SpanjëMark Frroku figuron në listën Shqipëri-Greqi, Shqipëri- Gjermani, Shqipëri- Izrael Reagon Ndreu: Nuk jam pjesë e inkriminimit, i pastër si kristaliMenjeherë pas publikimit në media ka reaguar deputeti Pjerin Ndreu, sipas të cilit në dijeninë e tij nuk ka qenë pjesë e kësaj liste ndonjëherë.Por edhe nëse ka qenë dhe është hequr nga lista, Ndreu thotë se kjo nuk është vepër e Ambasadës por një lojë që dikush po e bën në kurriz të tij.“Nje informacion mediatik ben fjale per heqjen e emrit tim nga lista e miqesise Shqiperi-Amerike ! E para une nuk di te kem qene pjese e lsites se miqesise Shiperi -SHBA se nuk ma ka thene asnjeri deri me sot. E dyta, edhe nese kam qene dhe jam heqe nuk besoj se eshte rekomandim i ambasades amerikane., por nje loje qe dikush e luan dhe perdor dhe emrin tim. Nuk besoj se ambasada amerikane ka rene ne kurthin e dizinformacioneve te plitikes shqiptare ! E treta, Nuk jam pjese e as nuk kam per te qene kurre as une e as familja ime e asnje inkriminimi. Askush nuk me perbalt dot. Une jam Pjerin Ndreu i paster si kristali !”Konstituimi i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA, i parashikuar për mesditën e 9 marsit u anulua menjëherë pas vendimit të PS-së për përjashtimine Tom Doshit nga PS-së dhe deklaratës së këtij të fundit se Meta kishte paguar vrasjen e tij dhe të deputetit Fufi.Më 10 mars ambasada e SHBA-së deklaroi se mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje”.Në një reagim të PD, menjëherë pas asaj të ambasadës thuhet se është e papranueshme që mbledhja të zhvillohet me praninë e Metës.

Grupet parlamentare te Miqësisë  Mars 2015