Bashkëpunimi Shqipëri-Bullgari, Ahmetaj: Të heqim barrierat jotarifore

Në kuadër të punimeve të Sesionit të 6-të të Bashkëpunimit Ekonomik dheTregtar Shqipëri- Bullgari Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka takuar Ministrin e Transporteve, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Bullgarisë.Në konferencën e përbashkët për mediat, Ministri Ahmetaj theksoi se eksportet drejt Bullgarisë për vitin 2014 shënuan një rritje prej 18.7% krahasuar me një vit më pare dhe se projekti TAP është një mundësi e mirë që investitorët bullgarë të investojnë në Shqipëri.Ndërsa Ministri i Transporteve Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Bullgarisë vlerësoi progresin e Shqipërisë në këto vite, duke theksuar se ajo tashmë është një zonë tërheqëse për investitorët bullgarë.“Vumë theksin tek qëndrueshmëria e ekonomive tona, si dhe tek përmirësimi për të gjithë treguesit ekonomikë, atje ku është e nevojshme. Ne ju mbështesim për të realizuar sa më shumë projekte të integruara, sepse të gjitha projektet e përbashkëta, mund të realizohen në kuadër të Korridorit 8, në portet e dy vendeve tona, pse jo edhe në lidhjen ajrore midis Sofjes dhe Tiranës.Ne mund të punojmë edhe më shumë në fushën e turizmit, për shkëmbim të turistëve, pasi në të dyja vendet kushtet për turizëm, janë të mrekullueshme”.Sipas Ahmetaj, sot në Shqipëri numërohen rreth 65 subjekte bullgare dhe me kapital të përbashkët, të përqendruara më së shumti në tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve industriale, mineraleve apo energjisë elektrike.