Kërkesa për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, Topalli: Ligji i mafias

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku ka sjellë dhe reagimet e para në radhët e politikës.Për ish-kryetaren e Kuvendit, deputete e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ky është ligji i mafias që për të shpëtuar padrinon urdhëron dënimin e kujdo, qofshin këta miq apo bashkëpunëtorë.“Ne ligjin e mafies padrinoja per te shpetuar koken e tij urdheron denimin e çdo kujt.Ai zhduk edhe ish -miqte, ish-bashkepunetoret e tij!” shkruan Topalli në faqen e saj zyrtare në fb.jozefina