Prokuroria do leje dhe për kontrollin e banesave të deputetëve Doshi e Frroku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2015, 13:33
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kërkesën Prokurorisë së Përgjithshme për ti hapur rrugë arrestimit të deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku.Jo vetëm kaq Prokurori e Përgjithshme i kërkoi dje (20 mars 2015) autorizimin Kuvendit edhe për të ushtruar kontroll personal në banesat e Tom Doshit e Mark Frrokut.Dy deputetët dyshohen për "Kallzim të rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklarata te rreme përpara Prokurorit”.Lexoni reagimin e deputeteve: Doshi: Meta dështoi të më vrasë dhe kërkon të më burgosë. Nuk trembemFrroku për arrestimin: S’kam konfirmim zyrtar, s’i ndryshoj asnjë presje dëshmive Tirane- Menjëherë Kuvendi Kuvendi i Shqipërisë njoftoi dje zyrtarisht deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e tyre ndërkohë që njoftoi edhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.Në zbatim të rregullores, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit u ka dërguar dy deputetëve informacionin zyrtar mbi kërkesën.Në njoftim saktësohet se i pari që do të dalë para këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të jetë Tom Doshi.Ai është ftuar që të paraqitet në Kryesinë e Kuvendit në orën 17 00 të së shtunës.Ndërsa diskutimi për Mark Frrokun është parashikuar në orën 17 e 45 minuta .Sipas regullores Këshilli drejtohet nga kryeparlamentari Ilir Meta, por sot paradite u mësua tërheqja e tij dhe drejtimin e mbledhjes do e ketë Vangjel Dule.Brenda 4 javëve, ky këshill harton një raport për në seancën plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për arrestimin ndaj deputetëve.Burime të Ora News bëjnë me dije se Parlamenti pritet të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorise ditën e hënë.Cfare ndodh ne seance Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve, ndërsa në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.Më pas Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose jo autorizimi për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.Pas këtyrë ngjarjeve kuvendi i Shqipërisë ka bërë ndryshime edhe në listën e deputetëve pjesëmarrës së grupin e miqësisë Shqipëri-SHBA.Nga lista e janë hequr deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku kjo si pasojë e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tyre.Por ajo që nuk dihet ende është largimi nga grupi i miqësisë edhe i deputetëve Pjerin Ndreut deputet i PS, Shkëlqim Selami deputet i LSI, Luan Duzha i LSI dhe Gjovalin Kadeli i LSI.Më 9 mars, gjatë anullimit të takimit të grupit të miqësisë shqipëri-SHBA doli në media një listë më 9 emra si persona të cilët ambasada e SHBA i kishte refuzuar, por reagimi i ambasadës mohoi këtë fakt të shtypit të ditës.Emrat e larguar nga kjo listë janë zëvendësuar nga Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Kejdi Mehmetaj të tre deputetë të grupit të LSI.Në njoftimin e prokurorisë thuhet: Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.“Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kërkesa e prokurorisë për autorizim arrestimi për z. Tom Doshi
Kërkesa e prokurorisë për autorizim arrestimi për z.Mark Frroku
/Oranews.tv/